Janë paraqitur në Gjykatën e Durrësit motrat Orialda dhe Klevisa Kajtazi. Gjykata ndau motrat Kajtazi, duke dhënë detyrim paraqitje për motrën më të vogël Klevisën dhe burg për Orialdën. Sipas gjykatës Orialda Kajtazi është e rrezikshme. Pas vendimit motra e vogël është përlotur për Orialdën.
Motrat Kajtazi akuzohen për shkatërrim prone. Gjyqi i tyre u bënë prani të psikologut për vetë në moshën dhe gjendjen e tyre psikologjike dhe po mbrohen me një avokat të vendosur nga shteti.
Motrat Kajtazi u kthyen në qendër të vëmendjes së publikut pas zhdukjes spektakolare të tyre drejt Vlorës, në fund të djegies së shtëpisë e helmimit të prindërve. Ato publikuan në ‘’You tube’’ 4 video ku tregonin ‘’sekretet’’ e familjes. Gjatë rrëfimit deklaronin se ishin përbuzur, ofenduar e dhunuar nga prindërit, duke marrë një trajtim çnjerëzor.
Në gjyq kanë qenë edhe famijarët, babai, nëna dhe motra e madhe. Familjarët kanë dashur t’u flasin, por ato nuk kanë reaguar aspak.
“Si pasojë e dhunës doja të vetvritesha. S’u kemi hedhur ilaçe për t’i vrarë, por për t’I qetësuar’’, ka thënë në gjykatë Orialda Kajtazi.
Avokati ka thënë se vajzat janë në marrëdhënie specifike me prindërit. Sipas tij ato janë të mitura dhe të rënduara psikologjikisht si dhe janë të traumatizuara.
Motrat Kajtazi rrezikojnë 5 vjet burg nëse akuzat për shkatërrim prone dhe vjedhje vërtetohen dhe gjykata jep vendimin sipas kërkesës së prokurorisë.
Orialda dhe Klevisa Kajtazi në gjyq