Gjykata nuk i dha mandatin Valbona Sakos, reagon Kryemadhi: KQZ ka shkelur hapur ligjin, Prokuroria të nisë hetimet për anëtarët e saj

Publikuar tek: politike, më 19:48 17-07-2019 Gjykata nuk i dha mandatin Valbona Sakos, reagon Kryemadhi: KQZ ka shkelur hapur ligjin, Prokuroria të nisë hetimet për anëtarët e saj Foto ilustruese: Valbona Sako dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se tashmë pas vendimit të Gjykatës së Durrësit që nuk i dha mandatin kandidates së PS Valbona Sako, procesi është absolutisht i pavlefshëm.

Kryemadhi shton se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkelur hapur ligjin për partitë politike dhe Kodin Zgjedhor, ndaj i bën thirrje dhe Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet ndaj anëtarëve të KQZ për 'Shpërdorim Detyre'.

'Gjithçka konsiderohet nul. A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike?? Nul i gjithë procesi.  Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?', shkruan ndër të tjera kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

STATUSI I PLOTË:

Nul!

Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul.

A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi.

Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068641901016235
array(1) { ["section"]=> string(138) "gjykata-nuk-i-dha-mandatin-valbona-sakos-reagon-kryemadhi-kqz-ka-shkelur-hapur-ligjin-prokuroria-te-nise-hetimet-per-anetaret-e-saj-172528" }