Gjykata refuzon ndryshimin e masës së sigurisë, Mark Frroku do të qëndrojë në burg

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 11-06-2015 Gjykata refuzon ndryshimin e masës së sigurisë, Mark Frroku do të qëndrojë në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Mark Frrokut, cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij. Avokati Saimir Vishaj pretendon se drejtësia shqiptare nuk mund të mbajë të peng Frrokun, ndaj të cilit po zhvillohet një proces gjyqësor edhe në Belgjikë. Sipas tij për Frrokun nuk ka dosje ndaj edhe ai duhet të çlirohet nga masa e sigurisë “arrest me burg”.

Mark Frroku akuzohet për vrasje të një shqiptari në Belgjikë në vitin 1991.

“Ne do të këmbëngulim që zoti Frroku të lirohet dhe të kthehet në Parlament. Ai përfaqëson 20 mijë votues. Akuza për vrasje në Belgjikë është e padrejtë pasi autoritetet belge nuk po kërkojnë ndjekjen penale të Frrokut”, ka deklaruar avokati.

Seanca gjyqësore ndaj Frrokut u zhvillua me dyer të mbyllura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diana Mile merr një letër nga Anesi: Të lutem me shpirt na ndihmo (Foto)
KQZ: Nesër nis trajnimi i komisionerëve »
Article Logic
Execution time: 0.011259078979492
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjykata-refuzon-ndryshimin-e-mases-se-sigurise-mark-frroku-do-te-qendroje-ne-burg-13284" }