Gjykata shpall fajtore ish-ministren e Arsimit, Mirela Karabina

Publikuar tek: aktualitet, më 17:55 12-11-2018 Gjykata shpall fajtore ish-ministren e Arsimit, Mirela Karabina

Ish-ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina është shpallur fajtore nga Gjykata në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar ish ministren e Bashës për shpifje ndaj sekretarit të përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca. Ish-ministrja duhet t’i paguajë Ndrecës një dëmshpërblim prej 4 milion lekësh të vjerta.

Përplasja mes Karabinës dhe Ndrecës nisi gjatë periudhës kur u emërua ministre teknike e Arsimit, pas marrëveshjes së arritur mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Karabina paditi në atë kohë Ndrecën për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm nga posti i sekretarit të përgjithshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14864611625671
array(1) { ["section"]=> string(69) "gjykata-shpall-fajtore-ish-ministren-e-arsimit-mirela-karabina-141209" }