Gjykata: Shpëtim Gjika detyrim paraqitje. Mjekët e kanë vizituar edhe në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 08-02-2015 Gjykata: Shpëtim Gjika detyrim paraqitje. Mjekët e kanë vizituar edhe në spital

Shpëtim Gjika ka marrë masën e sigurisë detyrim paraqitje nga ana e gjykatës. Ai madje gjatë seancës gjyqësore ka pasur shqetësime dhe është kontrolluar edhe nga mjekët. Duke parë kushtet gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje.

Ardian Leka, avokati i Shpëtim Gjikës ka deklaruar pas seancës se gjykata veproi drejt duke pasur parasysh gjendjen e klientit të tij, për të cilën tha se do të ketë një kontroll të dytë për të parë nëse do të ketë ndërhyrje në zemër apo jo.

Avokati Leka tha në përfundim të seancës përballë gazetarëve se bëhet fjalë për një libër protokolli të vitit 2011 e cila me shkresë zyrtare është kqyrur njëherë më parë nga prokuroria por duhet të rishikohet ehde njëherë. Atëherë edhe Bashkia e Vlorës do tia vëre edhe njëherë në dispozicion me shkresë zyrtare këtë libër organit të akuzës.

“Nuk ishte një gjyq ku shiheshin provat, është thjesht masa e sigurisë për të pandehurit” sqaroi Leka para gazetarëve.

Gjika akuzohet për shpërdorim detyre nga ana e policisë. Masa e tij e arrestit u mor në mungesë tre ditë më parë në Vlorë, me kërkesë të prokurorit Ramadan Troci. Ndërkohë që Gjika gjendej në Vlorë. Po ashtu, u arrestua edhe shefja e urbanistikës dhe një biznesmen. Që ditën e parë Gjika shfaqi problem shëndetësore, shtrengime në gjoks dhe tension të lartë. Pesë orë pas arrestimit Gjika u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës. Pasi qëndroi një natë në spitalin e Vlorës, ai u dërgua në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme, në një spital privat, ku ka qenë edhe ditën e sotme.

Akuza për Shpëtim Gjikën nuk është e para. Që para një viti u ngrit akuza për shpërdorim detyre por që në shkallën e parë gjykata e nxorri të pafajshëm. Avokati Leka pretendon se ky është një process politik, kur dihet fare mirë se mbrojtja do të apelonte vendimin dhe për pak kohë do të fillonte gjyqi në Apel. Avokati tha se masa e arrestit ishte e tejkaluar për sa kohë që Gjika nuk mund të prishë provat dhe nuk mund të largohet nga Shqipëria.

Pritet që Gjika të përballet me këtë akuzë të re, së bashku me shefen e urbanistikës dhe biznesmenin e arrestuar pardje nga Policia.


Kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, pritet ti komunikohet sot nga masa e sigurisë në spitalin privat ku ndodhet aktualisht. Prokurori dhe gjykatësi i çështjes do të vijnë sot nga qyteti i Vlorës. Verifikimi i masës së sigurisë pritet të jepet sot rreth orës 11:00 në reaminacionin e spitalit.


10:42 - Mjekët në Spitalin Amerikan japin detaje për gjendjen shëndetësorë të Gjikës.

Gjika ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore gjatë natës. Gjendja shëndetësore e tij u stabilizua gjatë orëve të para të ditës. Sipas mjekëve Shpëtim Gjika do të bëjë ndërhyrjen koronare rreth orës 12:00.

10:29 - Mbërrin në reaminacionin e Spitalit Amerikan Gjykatësja dhe Prokurori i çështjes, pritet komunikimi i masës së sigurisë.


Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i arrestuar ditën e premte nën akuzën se ka dhënë leje të paligjshme për një pallat 11-katësh, është transferuar mesditën e djeshme në kryeqytet për t’iu nënshtruar kontrolleve më të imtësishme për gjendjen e tij shëndetësore, pas problemeve me tensionin e lartë dhe dhimbjeve të forta të zemrës që pësoi 5 orë pas arrestimit. Nën masa të rrepta sigurie, pas kontrollit të tij të parë në Spitalin e Burgut në kryeqytet, kryebashkiaku i Vlorës u transferua te një spital privat në Tiranë, ku mjekët, pas kontrolleve që i bënë, deklaruan se Gjika duhej të qëndronte në reanimacion minimalisht edhe 72 orë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shëndetësia ka nevojë për një të shtyrë
Mjekët thirrje qytetarëve: Mos na faturoni gabimet e politikës »
Article Logic
Execution time: 0.012215137481689
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjykata-shpetim-gjika-detyrim-paraqitje-mjeket-e-kane-vizituar-edhe-ne-spital-2698" }