Gjykata spanjolle lëshon urdhër-arrestin për liderin katalanas Puigdemont

Publikuar tek: bota, më 15:59 02-11-2017 Gjykata spanjolle lëshon urdhër-arrestin për liderin katalanas Puigdemont

Një urdhër-arresti evropian do të lëshohet për presidentin katalanas Carles Puigdemont, Prokurori supreme i Spanjës.

Karlos Puigdemont, qeveria rajonale e të cilit është rrëzuar nga Madridi, ka ikur në Belgjikë dhe nuk ka pranuar të kthehet në Spanjë për të marrë pjesë në një seancën gjyqësore për akuzat për rebelim dhe kryengritje.

Autoritetet spanjolle thanë se Puigdemont dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së tij e thyen ligjin për shkak të thirrjes së tyre për një referendum të pavarësisë për Kataloninë dhe një deklarate pasuese të pavarësisë, shkruan The Indipendent.

Duke folur në Madrid të enjten presidenti i gjykatës Carlos Lesmes tha: "Kur dikush nuk shfaqet pasi është thirrur nga një gjykatës për të dëshmuar, në Spanjë ose në ndonjë vend tjetër të BE-së, zakonisht lëshohet një urdhër-arrest".

Ndërkohë Puigdemont tha se ai dhe kolegët e tij do të qëndronin në Bruksel "të mos shmangin drejtësinë, por të kërkojnë atë", duke kritikuar dënimet e planifikuara të gjykatës spanjolle. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nju Jorku dy ditë pas sulmit terrorist, policia në gjendje alarmi
Zbulohet dhoma sekrete brenda Piramidës së Keopsit (Fotogaleri) »
Article Logic
Execution time: 0.013190984725952
array(1) { ["section"]=> string(79) "gjykata-spanjolle-leshon-urdher-arrestin-per-liderin-katalanas-puigdemont-98106" }