Gjykata Speciale, habit gazetari me deklaratën: Hashim Thaçit i ka ardhur ftesa për në Hagë!  

Publikuar tek: rajon, më 20:30 11-11-2019 Gjykata Speciale, habit gazetari me deklaratën: Hashim Thaçit i ka ardhur ftesa për në Hagë!   Gazetari dhe ish-deputeti i NISMA, Milaim Zeka

Gazetari dhe ish-deputeti i NISMA-s në Parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka, ka deklaruar se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i ka ardhur ftesa si i intervistuar për në Gjykatën Speciale në Hagë. 

Kreu i partisë jashtëparlamentare PEK, ka thënë se Hashim Thaçit i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale  në të njëjtën ditë që i ka ardhur edhe ish komandantit të UÇK-së dhe deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.

Sipas Zekës, nga informacionet jozyrtare që ai posedon, të paktën për një vit Hashim Thaçi nuk do të jetë shënjestër i Gjykatës Speciale.

Zeka ka deklaruar ndër të tjera se së shpejti, ftesat për në Gjykatën Speciale do t’i marrin edhe shumë përfaqësues të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Agim Çeku dhe shumë të tjerë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15943908691406
array(1) { ["section"]=> string(96) "gjykata-speciale-habit-gazetari-me-deklaraten-hashim-thacit-i-ka-ardhur-ftesa-per-ne-hage-185524" }