Gjykata Speciale, kryeparlamentari Veseli udhëton në Hagë, 'intervistohet si i dyshimtë'

Publikuar tek: rajon, më 20:32 03-05-2019 Gjykata Speciale, kryeparlamentari Veseli udhëton në Hagë, 'intervistohet si i dyshimtë' Kryetari i parlamentit te Kosoves, Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet të udhëtojë sot në Hagë, ku do të intervistohet nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit Special.

Sipas Gazetës Express kryeparlamentari Veseli do të udhëtojë në Hagë, për tu paraqitur në Tribunalin e Gjykatës Speciale.

Sipas gazetës kosovare, Veseli pritet të intervistohet si i dyshimtë nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Special, Jack Smith.

Deri më sot kryetari i Kuvendit të Kosovës asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrur ftesë nga Gjykata Speciale, por megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

Sipas mediave kosovare, brenda Zyrës së Prokurorit Special po përgatiten aktakuza që prekin gjeneralët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), përfshirë edhe Presidentin Hashim Thaci dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ndërkohë bazë për krijimin e Gjykatës Speciale, është një raport i hartuar në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, raport në të cilin disa prej krerëve të UÇK-së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, apo kryeministri Haradinaj, akuzohen për trafikim të organeve dhe krime të luftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022633075714111
array(1) { ["section"]=> string(91) "gjykata-speciale-kryeparlamentari-veseli-udheton-ne-hage-intervistohet-si-i-dyshimte-162853" }