Gjykata Speciale në Hagë, ja kur do përballet sërish me akuzat ish-Presidenti Hashim Thaçi (DATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:45 11-11-2020 Gjykata Speciale në Hagë, ja kur do përballet sërish me akuzat ish-Presidenti Hashim Thaçi (DATA) Hashim Thaçi

Seanca e radhës e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë do të jetë më 18 nëntor. 

Kështu është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre, e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00. Thaçi doli në seancën gjyqësore edhe dy ditë më parë, ku nuk pranoi akuzat.

Mbi Hashim Thaçin rëndojnë 10 akuza për krime lufte, si përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas Prokurorisë Speciale këto vepra janë kryer në vende si: Llapashticë, Podujevë, Drenac, Malet e Berishës, Ferizaj, Gjilan, vende të tjera në Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Prizren, Suharekë, Jabllanicë, në vende të tjera të Kosovës dhe Shqipërinë Veriore.



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku sqaron të infektuarit me COVID-19: Ja shenja e alarmit kur duhet t’i drejtoheni spitalit
E enjtja nis me mot të kthjellët dhe mbyllet me vranësira, mësoni si do jenë temperaturat sot »
Article Logic
Execution time: 0.010753154754639
array(1) { ["section"]=> string(101) "gjykata-speciale-ne-hage-ja-kur-do-perballet-serish-me-akuzat-ish-presidenti-hashim-thaci-data-227389" }