Gjykata Speciale, një tjetër pjesëtar i UÇK-së merr ftesën për në Hagë (EMRI)

Publikuar tek: rajon, më 21:49 09-11-2019 Gjykata Speciale, një tjetër pjesëtar i UÇK-së merr ftesën për në Hagë (EMRI) Ish ushtari i UÇK-së, Halil Çadraku

Një tjetër ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është ftuar për intervistim ditën e sotme nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.

Ish ushtari i UÇK-së, Halil Çadraku ka bërë publike ftesën e ardhur në adresë të tij nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Peka Gashi, e cila në llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook ka bërë publike edhe ftesën zyrtare ku tregohet se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.

Në statusin e shkruar në Facebook, bashkëshortja e Çadrakut ka theksuar se Çadraku ka dalur faqebardhë edhe nga gjykimet e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe po ashtu do të dalë edhe në gjykimin e Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë:

‘Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nder dhe krenari.

Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi.

Halil Çadraku, ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni.

Do t’a dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.

Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI’, ka shkruar bashkëshortja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Halil Çadrakut. 

gjykata speciale.jpg

halili.jpg

cadraku.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073208808898926
array(1) { ["section"]=> string(81) "gjykata-speciale-nje-tjeter-pjesetar-i-uck-se-merr-ftesen-per-ne-hage-emri-185316" }