Gjykata turke i heq statusin “muze”, Shën Sofia do të kthehet në Xhami

Publikuar tek: bota, më 16:36 10-07-2020 Gjykata turke i heq statusin “muze”, Shën Sofia do të kthehet në Xhami Shën Sofia, Stamboll

Gjykata e Lartë në Stamboll ka vendosur të rrëzojë statusin “muze” të Shën Sofisë, duke i hapur rrugën kthimi në saj në Xhami.

Gjykata turke ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.

Shoqata e Fondacioneve të Vazhdueshme për Veprat Historike dhe Mjedisin kishte ngritur pasi në Këshillin e Shtetit me kërkesën për anulimin e Këshillit të Ministrave për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze.

Pas shqyrtimit të çështjes, më 2 korrik u dëgjuan palët në seancë duke dhënë më pas vendimin.

Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095469951629639
array(1) { ["section"]=> string(74) "gjykata-turke-i-heq-statusin-muze-shen-sofia-do-te-kthehet-ne-xhami-213448" }