Gjykata turke vendosi që Shën Sofia të kthehet në Xhami, reagon imami shqiptar: Shkoi haku te i zoti

Publikuar tek: aktualitet, më 08:49 11-07-2020 Gjykata turke vendosi që Shën Sofia të kthehet në Xhami, reagon imami shqiptar: Shkoi haku te i zoti Shën Sofia

Gjykata e Lartë në Stamboll ka vendosur të rrëzojë statusin “muze” të Shën Sofisë, duke i hapur rrugën kthimi në saj në Xhami.

Gjykata turke ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.

Për këtë lajm ka reaguar dhe imami i njohur shqiptar Ahemt Kalaja, i cili shkruan se “shkoi haku te i zoti”. “Xhamia e pezulluar u kthye ne funksion te rregullt, asgje per tu shqetesuar perkundrazi shkoi haku te i zoti. Elhamdulilah. Faleminderit Zoti Madh. I pafshi hajrin. Hayirli olsun”, shkruan ai.

Kujtojmë se, Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092442035675049
array(1) { ["section"]=> string(105) "gjykata-turke-vendosi-qe-shen-sofia-te-kthehet-ne-xhami-reagon-imami-shqiptar-shkoi-haku-te-i-zoti-213505" }