Gjykata vendos: 30 ditë burg për Ervis Martinaj dhe Eljon Haton

Publikuar tek: barometri, më 08:17 08-10-2018 Gjykata vendos: 30 ditë burg për Ervis Martinaj dhe Eljon Haton

Gjykata Penale vendos masën ‘arrest me burg 30 ditë’ për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

 

Brenda 30 ditëve masa do të rivlerësohet sërish. 

Dy të arrestuarve u është dhënë masa e sigurisë në spital, pasi u plagosën në ngjarjen e 4 tetorit në ish Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Ditën e djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin Ervis Martinaj. Ky i fundit u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ndërsa dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

Lidhur me ngjarjen që tronditi Tiranën mbrëmjen e 4 tetorit dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Ervin Mata, i shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim është shpallur edhe komandoja, autor i vrasjes se Gaxhës, Merviol Bilo. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031047105789185
array(1) { ["section"]=> string(69) "gjykata-vendos-30-dite-burg-per-ervis-martinaj-dhe-eljon-haton-136983" }