Gjykata vendos, flet avokati i Tahirit: Vendimi do prishet, jemi të bindur. I NXEHUR i kthehet gazetarit: E di historinë me mbretëreshën…

Publikuar tek: politike, më 12:35 15-05-2018 Gjykata vendos, flet avokati i Tahirit: Vendimi do prishet, jemi të bindur. I NXEHUR i kthehet gazetarit: E di historinë me mbretëreshën… Foto nga Gjykata e Krimeve të Rënda

Pak minuta më parë u mor vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas 3 orësh seancë në Gjykatën e krimeve të Rënda, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Maks Haxhia për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Tahirin.

Kështu Saimir Tahiri do të vazhdojë të jetë nën “arrest shtëpie”, ndërkohë, menjëherë pas seancës, avokati i Tahirit Maks Haxhia dha një prononcim të shkurtër për mediat për të cilat u shpreh se Prokurioria e Krimeve të Rënda nuk dha gjatë seancës asnjë provë të re.

"Në gjithë materialin nuk kishte asnjë provë të re, me dyshime ose bazuar në prova, implikimin e Tahirit në ndonjë vepër penale. Jemi të bindur që vendimi do prishet nga Gjykata e Apelit.”- u shpreh Haxhia.

Sakaq, i pyetur për akuzat e shumta që Prokuroria drejtoi kundrejt ish-ministrit të Brendshëm, Haxhia u shpreh i nevrikosur: E di historinë e mbretëreshës së Anglisë me Bitëllsat? Kur nuk mbron veten…”

Gazetari: Jo, na e thoni

Maks Haxhia:  Pyet se do ua thonë

Ndërkohë, pranoi se Tahiri ka udhëtuar me skaf në Greqi në 2005. "Skafi me të cilin ka udhëtuar Saimir Tahiri bashkë me familjen e tij për në Greqi është skafi i një biznesmeni dhe më pas ai është prishur", ka thënë Haxhia, duke mos pranuar të japë më shumë shpjegime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022371053695679
array(1) { ["section"]=> string(138) "gjykata-vendos-flet-avokati-i-tahirit-vendimi-do-prishet-jemi-te-bindur-i-nxehur-i-kthehet-gazetarit-e-di-historine-me-mbretereshen-120833" }