Gjykatësi i Apelit të Tiranës përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë, KPA vulos shkarkimin e Ervin Metallës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:04 30-10-2019 Gjykatësi i Apelit të Tiranës përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë, KPA vulos shkarkimin e Ervin Metallës Ervin Metalla

Gjykatësi i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë, pas vendimit të KPA.

Metalla, i cili kishte probleme serioze me disa transaksione fiktive të cilat i kishte kryer për të përfituar padrejtësisht kredi të buta, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtari Metalla ka blerë një apartament 96.8 metra katrorë dhe një garazh 22 metra katrorë në vitin 2007 në Tiranë. Pasi ka paguar këstet e kredisë për gati 4 vite, gjyqtari Metalla në vitin 2011 ia ka kaluar kredinë bashkë me pronësinë e apartamentit të vëllait, ndërkohë që vazhdonte të banonte vetë aty. Kjo lëvizje është bërë me qëllim që ai të përfitonte kredinë e butë.

Por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të lë në fuqi vendimin e KPA, duke vulosur kështu shkarkimin përfundimtar të Metallës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032425165176392
array(1) { ["section"]=> string(118) "gjykatesi-i-apelit-te-tiranes-perfundimisht-jashte-sistemit-te-drejtesise-kpa-vulos-shkarkimin-e-ervin-metalles-184115" }