Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka reaguar pas deklaratës së KQZ në lidhje me procesin e dekriminalizimit, ku rezulton se nuk ka shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se ka një gykim për shpifje dhe që gjykata e shkallës së parë dhe e apelit Shkodër kanë pushuar gjykimin.
Ai shprehet se në lidhje me këtë gjykim për shpifje të pushuar nga dy shkallët e gjykimit nuk ka patur asnjë dijeni.
Reagimi i Deputetit Demokrat:
Sot nga KQZ kanë dalë disa emra ku midis tyre përmendet dhe emri im ku bëhet fjalë për një gjykim për shpifje dhe që gjykata e shkallës parë dhe e apelit Shkodër kanë pushuar gjykimin.
Pavarsisht se nuk ka asnjë problem me mua dua tju informoj se në lidhje me këtë gjykim gjoja për shpifje të pushuar nga dy shkallet e gjykimit unë nuk kam patur asnjë dijeni....
Së dyti nga verifikimet që bëra me rezultoi se: Në vitin 2004 kur unë isha drejtor i policise së Shkodrës filluam një operacion për kapjen e një personi shumë të rrezikshem për disa vrasje.
Pasi dështuam në disa operacione për kapjen e këtij personi u informova nga policia kriminale se kishte të dhëna se operacionet na dekonspiroheshin nga një polic i komisariatit të Shkodrës.
Mbi bazën e këtij informacioni të policisë kriminale unë e kalova këtë polic në një detyrë tjetër me një pozicion më të ultë dhe më pas e trasferova policin e dyshuar në një komisariat tjetër me motivacioni se dyshohet se dekonspiron operacione të policisë Rreth dy jave pas trasferimit të policit në arritëm ta kapim personi e kërkuar të cilin gjykata e dënoi me 25 vite burgim...
Për këtë sot mora vesh se polici i dyshuar si i lidhur me personin në kërkim për vrasje me paska paditur në gjykaten e Shkodrës për shpifje ndaj tij dhe me të drejtë gjykata e shkallës parë dhe e apelit e kanë pushuar çështjen....