Gjykimi për krime lufte, ish-komandanti i UÇK thirret nga Gjykata Speciale

Publikuar tek: rajon, më 18:40 23-07-2019 Gjykimi për krime lufte, ish-komandanti i UÇK thirret nga Gjykata Speciale Gjykata Speciale ne Hage

Gjykata Speciale në Hagë ka ftuar sot edhe një ish-zëvendëskomandant të UÇK-së për intervistim si të dyshuar për krime lufte.

Ish zëvendëskomandanti i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP) në regjionin e Prizrenit, Avdi Ibrahimi është thirrur nga Gjykata Speciale për intervistim më 2 tetor 2019.

Lajmin për ftesën nga Gjykata Speciale e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook vet Avdi Ibrahimi.

Gjatë ditës së sotme për në Hagë është nisur Ramush Haradinaj, kryeministër në largim dhe ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa dy të ftuarit tjerë janë, Sokol Bashota, ish anëtar i Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Bislim Zyrapi, ish shefi i Shtabit të Përgjitshëm të UÇK-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070688724517822
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjykimi-per-krime-lufte-ish-komandanti-i-uck-thirret-nga-gjykata-speciale-173115" }