“Gjyq social” Anjeza Shabanit: Hapen në kohë rekord 4 faqe që kërkojnë dënimin e ish-gazetares

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:08 21-06-2016 “Gjyq social” Anjeza Shabanit: Hapen në kohë rekord 4 faqe që kërkojnë dënimin e ish-gazetares

Rast pas rasti vijnë denoncimet e dhunës makabre ndaj fëmijëve nga institucionet e edukimit dhe përkujdesit.

Në fillim Shkodra, pastaj Durrësi, pastaj sërish Shkodra e tanimë në kryeqendrën e Shqipërisë por nga ç’është denoncuar deri tani, përveç shkarkimeve nga detyra, askush nga përgjegjësit nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Kjo ka nxitur një reagim masiv në rrjetet sociale, aty ku është duke iu bërë një “gjyq “ administratores së kopshtit "Diren" Anjeza Shabani që torturonte përmes dhunës vogëlushin vetëm 3 vjeç.

4 faqe janë hapur nga mbrëmë në sot ku kërkohet dënimi maksimal për autoren 33 vjeçare, ish gazetare në emisionin denoncues “Alarm”.

Të gjitha faqet kanë mundur të grumbullojnë qindra pëlqime në pak orë çka tregon edhe zemërimin e indinjatën në masë të qytetarëve që kërkojnë nga drejtësia të bëjë punën e saj me këtë rast flagrant.

shab_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046288013458252
array(1) { ["section"]=> string(97) "gjyq-social-anjeza-shabanit-hapen-ne-kohe-rekord-4-faqe-qe-kerkojne-denimin-e-ish-gazetares-44140" }