Gjyqi i Hashim Thaçit në Hagë, ja kush do të jetë avokati mbrojtës i Presidentit të Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 16:27 10-07-2020 Gjyqi i Hashim Thaçit në Hagë, ja kush do të jetë avokati mbrojtës i Presidentit të Kosovës Hashim Thaci

Pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Hagës ndaj Presidnetit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, ditën e hënë do të japing dëshminë e tyre para hetuesve.

Mediet kosovare kanë raportuar se presidenti Thaçi do të merret në pyetje si si ish-drejtor politik i UÇK-së, ndërsa do të mbrohet nga avokati kroat Luka Misetiq.

Ai është në listën e 40 juristëve të akredituar, të cilët mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.

Kroati tashmë ka nisur “mbrojtjen” publike të presidentit Thaçi. Pas njoftimit se Prokuroria e Hagës ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit, Misetiq shkruante se presidenti ka të drejtë dhe e lidhte njoftimin për dorëzim të aktakuzës si ndërhyrje në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku do të riniste dialogu me Serbinë.

“Thaçi ka të drejtë. Thembra e Akilit në drejtësinë ndërkombëtare për afro 30 vjet kanë qenë akuzat për interferim politik. Kështu që, cili është hapi i parë i madh i Zyrës së Prokurorit të Specializuar? Zbulimi i një informate të rëndësishme vetëm për ta ndaluar një proces paqësor politik. Fillim i keq për Gjykatën Speciale”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093221664428711
array(1) { ["section"]=> string(97) "gjyqi-i-hashim-thacit-ne-hage-ja-kush-do-te-jete-avokati-mbrojtes-i-presidentit-te-kosoves-213447" }