Gjykata e Tiranës dënon me 500 mijë lekë gjobë Edi Palokën për shpifje ndaj Saimir Tahirit në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm.
Tahiri e akuzoi Palokën për shpifje dhe sot gjykata e ka shpallur fajtor dhe i ka vendosur gjobë. Prokuroria nga ana tjetër kërkoi që kreu i Grupit Parlamentar të PD-së të shpallej i pafajshëm.
Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri e ka paditur në Gjykatën e Lartë Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.