Gjyqi ndaj Frrokut, Doshit dhe Bamit, avokati: Të pushohet çështja

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 20-03-2017 Gjyqi ndaj Frrokut, Doshit dhe Bamit, avokati: Të pushohet çështja

Gjyqi për Mark Frokun, Tom Doshin dhe Durim Bamin është shtyrë për në datën 7 prill.

Mësohet se në gjyq sot nuk ishin pranishëm asnjë nga të pandehurit por vetëm avokatët e tyre.  

Avokati i Tom Doshit, Andand Xholi  ka bërë kërkesë për shfrytëzimin e  vendimit të Prokurorisë. Ai kërkon pushimin e çështjes. Avokati shprehet se çështja s’mund të veçohet pasi ka prova të përbashkëta. Sipas tij edhe Kushtetuesja shprehet kundër këtj vendimi.

Për çfarë akuzohen:

Durim Bami është i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mhill Fufi.

Bami akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrahu gruan, arrestohet 49-vjeçari në Durrës
Lulzim Basha në çadër, Majlinda Bregu jep lajmin më të mirë të kësaj të hëne por bën një lapsus »
Article Logic
Execution time: 0.011439800262451
array(1) { ["section"]=> string(69) "gjyqi-ndaj-frrokut-doshit-dhe-bamit-avokati-te-pushohet-ceshtja-72501" }