“Gjyqi për shpifje”, Paloka: Ramës ti bëhet testi i drogës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 10-04-2015 “Gjyqi për shpifje”, Paloka: Ramës ti bëhet testi i drogës

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike Edi Paloka pas seancës së sotme gjyqësore ku është i paditur për shpifje nga kryeministri Rama i cili u përfaqësua nga avokatja e tij, tha se i kërkoi trupit gjykues të sekuestrojë tabulatet telefonike të Ramës, pasi sipas tij, kjo është një provë që Edi Rama ka komunikuar me persona të inkriminuar.

"Kërkova administrimin nga trupi gjykues të tabulatëve nga data 20 janar 2013 , për të vërtetuar që kryeministri ka komunikuar me njerëz të inkriminuar. Edi Rama pretendon se i ka hapur këto procese për të ndryshuar sipas tij këtë politikë të qelbur ku secili shpif, unë paraqita disa nga shpifjet e kryeministrit ku akuzon opozitën si të lidhur me krimin. Unë e akuzoj me fakte, kurse kryeministri shpif se opozita është e lidhur me krimin”, tha Paloka.

Paloka tha se Dritan Prifti e ka akuzuar Ramën se merrte kokainë, dhe se kërkoi që kryeministrit Rama t'i bëhet testi i drogës, pasi sipas tij është e papranuëshme që një kryeministër të marë drogë. Kjo që deputeti kërkoi,  për trupin gjykyes u pa si e pavend në raport me akuzat dhe mbrojtjen që Paloka duket t'i bëjë vetes si i akuzuar.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD tha se në gjykatë ishte e pranishme avokatja e Ramës, e cila sipas deputetit paturpësisht kërkoi që të moskonsiderohen si prova ato që janë thënë pas hapjes së seancës gjyqësore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasjet në Vlorë, Gjykata, "arrest në burg" për dy nga autorët
Tiranë/ Të rinjtë humbin jetën në aksident, motorri përplaset me një mur nga shpejtësia »
Article Logic
Execution time: 0.011795997619629
array(1) { ["section"]=> string(59) "gjyqi-per-shpifje-paloka-rames-ti-behet-testi-i-droges-8354" }