Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon si dëshmitar Fatos Klosin dhe Majlinda Popoviç

Publikuar tek: aktualitet, më 11:55 23-10-2020 Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon si dëshmitar Fatos Klosin dhe Majlinda Popoviç Izet Haxhia në gjyq

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës e gjyqit ndaj Izet Haxhisë.

Ky i fundit ka kërkuar që të dëshmojnë në gjyq Majlinda Popoviç dhe Fatos Klosi.

Sipas Izet Haxhisë, Azem Hajdari ka përdorur telefonin e Popoviç, 10 ditët e fundit para vrasjes. Në atë kohë, Majlinda Popoviç ka mbajtur postin e drejtoreshës së Telekomit në Shkodër.

Ndërkohë që Fatos Klosin ai e kërkon të dëshmojë si ish-zyrtar i SHISH, pasi ka pasur për detyrë që të ruajë Azem Hajdarin.

Pasi të merren adresat e sakta të tyre, vendimi për pranimin ose jo të këtyre dëshmitarëve do të jepet me 2 nëntor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OFL zbarkon në KORÇË, kërkon deklarimin e pasurisë nga TRE persona me precedentë të RËNDË kriminalë (EMRAT)
U kapën me doza droge në një hotel në Tiranë, arrestohen 4 të rinj, mes tyre 2 gra »
Article Logic
Execution time: 0.0092458724975586
array(1) { ["section"]=> string(106) "gjyqi-per-vrasjen-e-azem-hajdarit-izet-haxhia-kerkon-si-deshmitar-fatos-klosin-dhe-majlinda-popovic-224839" }