Gjyqtar i përkohshëm në SPAK, Bib Ndreca nesër në Vetting për të marrë emërimin e përhershëm në Prokurorinë e Posaçme

Publikuar tek: aktualitet, më 20:19 25-02-2020 Gjyqtar i përkohshëm në SPAK, Bib Ndreca nesër në Vetting për të marrë emërimin e përhershëm në Prokurorinë e Posaçme FotoArkive: Komisioni i Vettingut

Gjyqtari Bib Ndreca i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të mërkurën më 26 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Ndrecën përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ndreca është aktualisht gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklarimin e saj për herë të parë në vitin 2009, gjyqtari Bib Ndreca deklaronte pasuri familjare me vlerë 2.2 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 6.3 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, gjyqtari zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.1 milionë lekë, një automjet me vlerë rreth 159 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 48 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.7 milionë lekë. Rreth 70% e të ardhurave sigurohen nga paga për shkak të funksionit e Z. Ndreca, ndërsa paga e bashkëshortes si mjeke zë rreth 17% të totalit. Subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 6% të të ardhurave nga dhuratat e familjarëve, ndërsa 3% të tjera konsiderohen të ardhura nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 9 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat nga familjarët si dhe huatë e marra për të mbuluar shpenzimet.

Më konkretisht, gjyqtari Ndreca deklaron një automjet të dhuruar nga vëllai me vlerë 12 mijë euro në vitin 2009, automjet të cilin subjekti e shet në vitin 2014 për 1.2 milionë lekë.

Gjatë periudhës deklaruese, gjyqtari dhe bashkëshortja deklarojnë dhurata nga të afërmit në vlerën e 889 mijë lekëve. Gjithashtu, gjyqtari Ndreca deklaron vlera të konsiderueshme të marra hua nga të tretët fillimisht për blerjen e një apartamenti dhe më pas për shpenzime shëndetësore.

Huatë e marra llogariten në 9.9 milionë lekë, nga të cilat mbeten të pashlyera në fund të vitit 2017 rreth 2.6 milionë lekë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Skeda e pasurise se gjyqtarit Bib Ndreca:
Bib-Ndreca-skeda-e-pasurise.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086140632629395
array(1) { ["section"]=> string(123) "gjyqtar-i-perkohshem-ne-spak-bib-ndreca-neser-ne-vetting-per-te-marre-emerimin-e-perhershem-ne-prokurorine-e-posacme-196446" }