Gjyqtarët e infektuar, pas Gjykatës pezullohet puna edhe në Prokurorinë e Kavajës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:06 07-07-2020 Gjyqtarët e infektuar, pas Gjykatës pezullohet puna edhe në Prokurorinë e Kavajës Ilustruese

Pas Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës dhe Gjykatës së Apelit në Durrës është pezulluar puna edhe në  Prokuroria e Kavajës, kjo pasi kanë rezultuar të infektuar disa gjyqtarë.

Pezullimi i punës në prokurorinë e Kavajës është bërë pasi në të njëjtën godinë punojnë dhe Prokurorët e Apelit Durrës.

Për Prokurorinë përjashtim do bëjnë vetëm rastet e gjykimeve emergjente për shqyrtimin e masave të sigurisë.

Deri tani asnjë prokuror në Kavajë nuk është i prekur me COVID-19, por është urdhëruar marrja e masave paraprakisht, si edhe është bërë dizinfektimi i godinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095460414886475
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjyqtaret-e-infektuar-pas-gjykates-pezullohet-puna-edhe-ne-prokurorine-e-kavajes-213135" }