Gjyqtarët e prokurorët 1 javë afat për deklarimin e pasurive

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 23-01-2017 Gjyqtarët e prokurorët 1 javë afat për deklarimin e pasurive

Gjyqtarët dhe Prokurorët shqiptarë kanë edhe 1 javë afat për të deklaruar pasurinë e tyre, nëse do të duan që të jene pjesë e sistemit të drejtësisë.

Formularët e pasurisë do të administrohen nga inspektorati i lartë të deklarimit dhe kontrollit të pasurive.

Ndërsa në Drejtorinë e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara do të dorëzohen formularët e pastërtisë se figurës.

Burime pranë ILDKPI thanë për Tv Klan se deri tani janë dorëzuar vetëm 50 deklarime, por pa dhëne numrin e sakte se sa janë gjyqtarë e sa prokurorë.

Një numër i vogël ky, duke marre ne konsiderate faktin se në sistemin e drejtësisë, janë gjithsej 800 gjyqtarë e prokurorë.

Ata që nuk do t’i kenë të justifikuara pasuritë ose do të zbulohet se i kanë fshehur ato, do të përjashtohen nga radhët e gjyqësorit, përveçse do të përballen edhe me drejtësinë në rastet kur do të konstatohet se kanë kryer vepër penale.

Edhe nëse nuk do të kalojnë testin e pastërtisë së figurës nuk do të jenë më pjesë e sistemit.

Kush nuk do t’i paraqesë deklarimet ne kohe, nuk do te jete me ne detyre prej 1 shkurtit dhe nuk do të kenë te drejte te kthehen për një periudhe 10 vjeçare./Klan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E tmerrshme: Kamioni që terrorizoi shoferët në autostradën Tiranë-Durrës (Video)
Vota elektronike, kreu i KQZ: E pamundur »
Article Logic
Execution time: 0.023597002029419
array(1) { ["section"]=> string(66) "gjyqtaret-e-prokuroret-1-jave-afat-per-deklarimin-e-pasurive-66422" }