Gjyqtarët provizorë vendosin për ekstradimin e katër personave, zgjidhet ngërçi në Gjykatën e Lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:32 02-08-2019 Gjyqtarët provizorë vendosin për ekstradimin e katër personave, zgjidhet ngërçi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë e plotësuar përkohësisht me një trupë gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, e zgjidhi çështjen e ekstradimeve.

Gjyqtari i Lartë, Ardian Dvorani dhe dy gjyqtarët që patën ketë status vetëm për një javë deri sa të zgjidhnin urgjencën e ekstradimeve, vendosën në dhomë këshillimi duke rrezuar rekursin e të pandehurve.

Siç thotë një burim i Top Channel, treshja vendosi t’i thotë po ekstradimit të shtetasve Valentina Dushku, Besnik Leka, Robens Berberi dhe Hajri Seferi, në një kohë qe ky i fundit ka një çështje edhe në dosjen “Volvo 4”.

Menjëherë pas këtij vendimi në të cilin u zgjidh problemi i ekstradimeve urgjente do të sjellë edhe dorëzimin tek autoritetet e huaja të kërkuarve, por edhe që ka sjellë gjithashtu dhe qetësimin e ndërkombëtarëve. Dy gjyqtarët e caktuar përkohësisht në Gjykatën e Apelit, Albana Boksi dhe Sokol Binaj janë kthyer në detyrat e tyre të mëparshme në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Tashmë Gjykata e Larte ka mbetur sërish me një anëtar. Më të alarmuarit për rrezikimin e esktradimeve ishin italianët, të cilët ishin ne pritje te të kërkuarve që po u përfundonin afatet ndërsa Gjykata e Lartë nuk krijonte trup të shqyrtonte rekurset.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri duke caktuar dy gjyqtarët Boksi dhe Binaj me mision vetëm për katër çështjet e ekstradimeve.

Gjykata e larte vendosi ekstradimin :

Hajri Seferi

Robens Berberi

Besnik Leka

Valentina Dushku

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094120502471924
array(1) { ["section"]=> string(105) "gjyqtaret-provizore-vendosin-per-ekstradimin-e-kater-personave-zgjidhet-ngerci-ne-gjykaten-e-larte-174164" }