Gjyqtari amerikan vjen muajin tjetër në Shqipëri, kjo është arsyeja

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 11-04-2018 Gjyqtari amerikan vjen muajin tjetër në Shqipëri, kjo është arsyeja Universiteti Aleksander Moisiu

Një gjyqtar amerikan do të vijë muajin e ardhshëm në Shqipëri.

Arsyeja e dhënë nga Departamenti i Shtetit është dhënia e mësimit në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës dhe Shkollën e Magjistraturës.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të Los Angelos J.Stephen Czuleger që do të jetë në vendin tonë nën programin special Fulbright, por me synimin e qartë të përmbushjes së një projekti të këtij organizmi për të mbështetur gjeneratat e reja të sistemit juridik në Shqipëri, por edhe për të dhënë asistencën për ligjin ndërkombëtar për gjyqtarët.

Fulbright, sponsorizohet nga Departamenti i shtetit dhe në vazhdën e trajnimeve dhe asistencës që po jepet në reformën në drejtësi në Shqipëri, duket se gjyqtari I Gjykatës Superiore në Amerikë vjen në një moment shumë deligar.

Sipas informacionit zyrtar, kjo është hera e katërt që Stephen J.Czuleger vjen në Shqipëri. Kontakti i parë i tij me Shqipërinë ishte kur njëri nga djemtë e tij, Eric, erdhi në vend për të punuar me Vullnetarët e paqes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen në flakë makina në Fier, plasin brenda fishekët e kallashnikovit
Burri denoncon në transmetim direkt, ja si desh më hoqi qafe gruaja, djali më goditi me grusht »
Article Logic
Execution time: 0.010828971862793
array(1) { ["section"]=> string(73) "gjyqtari-amerikan-vjen-muajin-tjeter-ne-shqiperi-kjo-eshte-arsyeja-116482" }