Gjyqtari i Apelit të Tiranës kalon me sukses Vettingun, Asim Vokshi konfirmohet në detyrë nga KPK

Publikuar tek: aktualitet, më 21:30 28-02-2020 Gjyqtari i Apelit të Tiranës kalon me sukses Vettingun, Asim Vokshi konfirmohet në detyrë nga KPK Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Asim Vokshi

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi u konfirmua në detyrë të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas vendimit të shpallur nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, gjyqtarit Vokshi duhet t’i referohet në dosjen e tij të vlerësimit profesional një vendim i kthyer nga Gjykata e Apelit.

Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2016 u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa është angazhuar edhe në mësimdhënie si lektor në fakultetin e Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Gjyqtari Vokshi u hetua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit. Në seancën dëgjimore u bë me dije se atij i kishte kaluar barra e provës për të dokumentuar të ardhurat e prindërve pas përfitimit përmes dhurimit të një apartamenti 44 m2 me vlerë prej 21.350 euro.

Vokshi rezultoi pa probleme në kriterin e figurës, ndërsa pati një përballje me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs mbi një denocnim për një vendim që ishte prishur në Apel.

Gjyqtari mbajti qëndrim se provat e sjella prej tij kishin provuar pasurinë e prindërve, megjithë vështirësinë për të gjetur dokumente. Ai po ashtu pretendoi se edhe pse Apeli kishte prishur vendimin e tij, ai kishte të njëjtën bindje të brendshme rreth çështjes për të cilën u denoncua. /Reporter.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089790821075439
array(1) { ["section"]=> string(103) "gjyqtari-i-apelit-te-tiranes-kalon-me-sukses-vettingun-asim-vokshi-konfirmohet-ne-detyre-nga-kpk-196824" }