Ka nisur seanca dëgjimore për gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdarin por gjyqtari nuk është i pranishem ne senacë, pasi ka vendosur të përfaqësohet me avokatin e tij, Sokol Hazizaj, i cili ka dorëzuar prokurën për përfaqësimin.
Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me vetingun-një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij dhe është kapërcyer nga vetëm dy të tjerë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi. Sipas relatorit Ilia, ILDKPKI e ka nxjerrë të pastër nga ana e pasurisë, që do të thotë se gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e saj.
Në vlerësimin e pasurisë është konstatuar, apartament 95 metra katrore, 24 mijë lekë të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalsit 63 metra katrore plus ballkon në total 86 metra katrore, blerë për 3.3 milion lekë. Toke arë në Bathore 1000 metra katrore blere 344 mije leke. Apartament banimi i bashkëshortes 68 metra katrore blerë në vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blere këtë apartament. Depozitë bankare 1.8 milion lekë dhe depozitë 8 mijë dollarë. Ndërkohë i rezulton një llogari 1.1 milion lekë në një bankë tjetër.