Gjyqtari përfundon i gjakosur në spital, 11 tifozë në polici. Reagon FSHF për dhunën në fushën e blertë (Foto-Video)

Publikuar tek: sport, më 19:23 03-03-2019 Gjyqtari përfundon i gjakosur në spital, 11 tifozë në polici. Reagon FSHF për dhunën në fushën e blertë (Foto-Video)

Futbolli shqiptar është njollosur sërish nga një episod dhune në fushën e blertë, ku viktimë ka qenë gjyqtari i ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorjan Hamiti.

Gjyqtari akordoi një penallti në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, teksa Kamza ishte në avantazh me një gol deri në minutën e fundit. Por një faull i portierit të ekipit vendas ka shkaktuar penallti, të cilën futbollisti i Laçit, Najdenov, e ka kthyer në gol duke barazuar shifrat.

xdfgdfhthjrjr45tj5trhj.jpg

Tifozët e Kamzës janë revoltuar dhe kanë hyrë në fushë, njëri prej tyre ka qëlluar barbarisht arbitrin e ndeshjes Hamiti. Ai pësoi dëmtime dhe u gjakos, duke përfunduar në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Sakaq, policia ka shoqëruar 11 tifozë për incidentin e turpshëm ndërsa FSHF ka reaguar duke kërkuar që të gjitha instancat të kryejnë detyrën.

 
sdgfghethje45th45h.jpg
 
adfgghehe45h.jpg
 
sdgserghedtheth.jpg
 
sege45thy45hh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00655198097229
array(1) { ["section"]=> string(119) "gjyqtari-perfundon-i-gjakosur-ne-spital-11-tifoze-ne-polici-reagon-fshf-per-dhunen-ne-fushen-e-blerte-foto-video-155003" }