Gjyqtarja Fildes Hafizi kishte aktivizuar opsionin e “trashëgimisë” në Facebook

Publikuar tek: aktualitet, më 20:19 31-08-2017 Gjyqtarja Fildes Hafizi kishte aktivizuar opsionin e “trashëgimisë” në Facebook

Shumë miq, të afërm por edhe përdorues kuriozë të Facebook kanë vizituar sot profilin e Fildes Hafizit, gjyqtares që nuk i shpëtoi dot sot atentatit të dytë nga ish bashkëshorti i saj, kanë vënë re se rrjeti social e ka “kuptuar” se ajo nuk jeton më.

Në fakt ka qenë gjyqtarja Hafizi që ka aktivizuar kohë më parë opsionin e trashëgimisë të profilit të saj te një i afërm.

Të gjithë e kanë këtë opsion në profilin e tyre, por të pakët janë ata që e kanë aktivizuar, shpesh edhe për shkak se e shohin atë ditë shumë larg, apo vetëm pse nuk duan ta çojnë fare ndërmend.

dfbdfbdrgrhrjm.jpg

Mesa duket nuk ka qenë kështu për të ndjerën Fildes Hafizi, ajo e ka bërë një gjë të tillë pasi e dinte që jeta e saj ishte në rrezik.

Hafizi i shpëtoi një atentati nga bashkëshorti i saj në 2015-ën, dhe pavarësisht se kërkoi mbrojtje nga kolegët e saj në gjykatë dhe alarmoi personalitete të larta si ambasadori amerikan për rrezikun që i kanosej dita-ditës, por fatkeqësisht mbrojtja e ofruar nga organet përkatëse nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar jetën.

Tashmë mbi emrin e saj, Facebook ka shtuar fjalën "Remembering" që përkthehet "Ta kujtojmë".  /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098068714141846
array(1) { ["section"]=> string(83) "gjyqtarja-fildes-hafizi-kishte-aktivizuar-opsionin-e-trashegimise-ne-facebook-90780" }