Gjyqtarja në burg për rryshfet, Parashqevi Ademi: Do ta denoncoja avokatin, por s’pata kohë

Publikuar tek: aktualitet, më 06:33 15-06-2015 Gjyqtarja në burg për rryshfet, Parashqevi Ademi: Do ta denoncoja avokatin, por s’pata kohë Parashqevi Ademi gjatë arrestimit

Gjyqtarja e Gjykatës së Lezhës, Parashqevi Ademi ka deklaruar para gjykatës se ka dashur ta denoncojë dhënien e rryshfetit nga avokati Gjovalin Ndokaj, por nuk ka patur kohë, pasi ka ndërhyrë menjëherë policia.

Ademi ka marrë masën e sigurisë ‘’arrest me burg’’ për shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndërkohë që 1.5 milionë lekë të vjetra i kishte avokati.

Avokati i kishte fshehur në çorape paratë. Policët e pyetën atë për shumën 500 mijë lekë që mungonte dhe ai ua tregoi se ia kishte dhënë gjyqtares, thjesht ''për një kafe''.

Çështja, të cilën do gjykonte Ademi, kishte të bënte me një nënë dhe djalin e saj, që ishin paditur nga dhëndërri për ndikim të nuses së tij dhe prishje të marrëdhënieve familjare. Gruaja ishte vajza së paditurës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hajduti e vjedh biçikletën në mes të ditës në Tiranë (Video)
Skema e regjistrimit të votuesve në Durrës/ Prokuroria: 22 familje në një apartament, të gjithë emigrantë »
Article Logic
Execution time: 0.011024951934814
array(1) { ["section"]=> string(94) "gjyqtarja-ne-burg-per-rryshfet-parashqevi-ademi-do-ta-denoncoja-avokatin-por-s-pata-kohe-13588" }