Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyqtares së Lezhës Parashqevi Ademi.
E arrestuar ditë më parë, gjyqtarja do të mbetet në burg edhe pse aktualisht është shtruar në spital si pasojë e problemeve me zemrën. Ademi u arrestua në flagrancë teksa merrte një zarf me një sasi prej 200 mijë lekësh në zyrën e saj për të mbyllur një çështje.
Me gjyqtaren u arrestua edhe Gjovalin Prendi në cilësinë e avokatit si dhe ndërmjetësit mes klientit dhe Ademit.