Gjyqtarja që u rrah nga ish-bashkëshorti në plazh: Më ka kërcënuar edhe më parë, e fala

Publikuar tek: aktualitet, më 06:27 20-07-2015 Gjyqtarja që u rrah nga ish-bashkëshorti në plazh: Më ka kërcënuar edhe më parë, e fala

Fildize Hafizi, 38-vjeçarja që ditën e djeshme ka qenë në një situatë shqetësuese për veten e saj, nënën dhe dy fëmijët rrëfen se ka qenë e kërcënuar edhe më parë nga ish-bashkëshorti. Fadil Kasemi ka grushtuar dje në plazh ish-bashkëshorten , ndërkohë që në një çantë mbante nëj pistoletë TT.

“Ai erdhi te çadta ku ishim ne dhe pa thënë asnjë fjalë më goditi me grusht. Në atë moment pashë që donte të nxirrte nga çanta diçka dhe ia tërhoqa me forcë duke ia marrë nha duart. E dija që aty mund të kishte armë”, thotë për ‘’Panoramën’’, Hafizi, e cila  është magjistrate për gjyqtare.

Hafizi, e cila është divorcuar që prej marsit,  dyshoi se  në çantë kishte armë, pasi edhe më parë ishte kërcënuar nga Kasemi me një armë.

“Nuk e di nëse aim ban gjithmonë por edhe një herë më ka kërcënuar me pistoletë. Më ka ardhur te shtëpia dhe më ka kërcënuar’’, thotë magjistratja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Automjeti aksidenton biçikletën, humb jetën një person në Maliq
Histori (ç)njerëzore, 1 familje me 4 fëmijë dhe djalin e madh shurdh-memec po vriten nga varfëria (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013293027877808
array(1) { ["section"]=> string(91) "gjyqtarja-qe-u-rrah-nga-ish-bashkeshorti-ne-plazh-me-ka-kercenuar-edhe-me-pare-e-fala-16561" }