Gjyshja nga Vora çdo ditë në Tiranë, historia e saj do ju bëjë të mendoni gjatë...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 05-04-2017 Gjyshja nga Vora çdo ditë në Tiranë, historia e saj do ju bëjë të mendoni gjatë...

Çdo mëngjes, me të zbardhur dita ajo është e para që gjendet në trotuar. Tek stacioni i trenit, pranë furrës së bukës, ndodhet gjyshja fjalëpak dhe me sytë plotë shpresë që nuk presin mëshirën e askujt. Ajo kërkon vetëm të shesë gjethet e saj të dafinës, qeset me erëza dhe 5 mistra të vegjël.

Çdo ditë pa u lodhur ajo udhëton nga Vora drejt stacionit të trenit, me shpresën që do shesë më shumë se dje.

Kalimtarët aty mezi e vënë re këtë gjyshe fjalëpak me trupin e saj sa një fëmijë i vogël.

Nuk ka një dyqan luksoz të mbushur me mall, por ka një çantë prej lecke të arnuar tek e cila çdo ditë vendos gjethet që i sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të saj.

Nuk ka një stol ku të ulet, trupi i saj rri orë të tëra ulur mbi murin e betontë, ndërsa vështrimi i saj i pastër dhe i gjallë thërret kalimtarët të shkojnë pranë saj për të shkëmbyer paratë dritëshkurtra me një vakt të shijshëm.

Gjethet e dafinës qëndronin palë-palë njëra mbi tjetrën, shtrënguar në qesen që ndoshta dikur kishte ruajtur kokrra sheqeri. Dukeshin të ruajtura mirë dhe me kujdes sikur të ishin një thesar i çmuar. Për shumëkënd mund të ishin një lëmoshë, ndërsa për këtë zonjë të nderuar janë pasuri aq e madhe, pasuri jete, pasuri përpjekjesh të ditëpasditshme…

Edhe kur bie shi ajo nuk e lë asnjëherë bosh atë pjesë të trotuarit që ka disa vite që është kthyer në dyqanin e saj modest. Shiu binte, ajo mbulonte gjethet e dafinës nga frika se mos prisheshin, ndërsa trupi i saj i bërë qull nuk i dhimbsej aspak. Kështë e shikoj çdo ditë, me çantën e saj të vjetëruar, me këpucët e mëdha me shollë të rrjepur, me shaminë e bardhë mbi kokë dhe sytë e drejtuar nga kalimtarët. Dita ecën shumë shpejt për të pasi ajo kërkon më shumë për fëmijët e saj. Çdo ditë vjen në mëngjes me autobuzin e parë që e sjell në Tiranë dhe kthehet e lumtur me qindarkat e fituara tek fëmijët e saj…/ B.K. NEWSBOMB.AL

qwdeqwedgad2w.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali: Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës nga varrezat, prindërit shokohen
Nga e premtja, rregulla të reja për zonën Schengen »
Article Logic
Execution time: 0.011271953582764
array(1) { ["section"]=> string(84) "gjyshja-nga-vora-cdo-dite-ne-tirane-historia-e-saj-do-ju-beje-te-mendoni-gjate-74220" }