Gjyshja nga Vora çdo ditë në Tiranë, historia e saj do ju bëjë të mendoni gjatë...

Publikuar tek: foto-e-dites, më 11:05 06-04-2017 Gjyshja nga Vora çdo ditë në Tiranë, historia e saj do ju bëjë të mendoni gjatë...

Gjyshja nga Vora çdo ditë në Tiranë, historia e saj do ju bëjë të mendoni gjatë...

Çdo mëngjes, me të zbardhur dita ajo është e para që gjendet në trotuar. Tek stacioni i trenit, pranë furrës së bukës, ndodhet gjyshja fjalëpak dhe me sytë plotë shpresë që nuk presin mëshirën e askujt. Ajo kërkon vetëm të shesë gjethet e saj të dafinës, qeset me erëza dhe 5 mistra të vegjël.

Çdo ditë pa u lodhur ajo udhëton nga Vora drejt stacionit të trenit, me shpresën që do shesë më shumë se dje.Nuk ka një dyqan luksoz të mbushur me mall, por ka një çantë prej lecke të arnuar tek e cila çdo ditë vendos gjethet që i sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të saj.

Nuk ka një stol ku të ulet, trupi i saj rri orë të tëra ulur mbi murin e betontë, ndërsa vështrimi i saj i pastër dhe i gjallë thërret kalimtarët të shkojnë pranë saj për të shkëmbyer paratë dritëshkurtra me një vakt të shijshëm.

Edhe kur bie shi ajo nuk e lë asnjëherë bosh atë pjesë të trotuarit që ka disa vite që është kthyer në dyqanin e saj modest. Çdo ditë vjen në mëngjes me autobuzin e parë që e sjell në Tiranë dhe kthehet e lumtur me qindarkat e fituara tek fëmijët e saj…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070610046386719
array(1) { ["section"]=> string(84) "gjyshja-nga-vora-cdo-dite-ne-tirane-historia-e-saj-do-ju-beje-te-mendoni-gjate-74270" }