Gjyshja shqiptare 74 vjeçare telefonon duke qarë Aldon e “Morning Show”: Shpirti i nënës, mbrëmë nuk kam vënë gjumë në sy

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:46 15-12-2016 Gjyshja shqiptare 74 vjeçare telefonon duke qarë Aldon e “Morning Show”: Shpirti i nënës, mbrëmë nuk kam vënë gjumë në sy

Një gjyshe shqiptare, 74 vjeç, ka telefonuar këtë mëngjes në studion e “Aldo Morning Show” ku ka shprehur dhimbjen që ka ndjerë pas pamjeve tmerruese që ka parë në televizor nga Aleppo në Siri.

“Kur kam parë ata fëmijë të vdekur jam tronditur shumë dhe nuk kam vënë gjumë në sy”, u shpreh gjyshja shqiptare, e cila mes lotëve kërkoi të bëheshin lutje për të gjithë ata viktima.

Pas telefonatës, Aldo transmetoi disa sekonda nga tmerri që po ndodh në Aleppo. 

Masakra ndaj civilëve në qytetin sirian ka shkaktuar shumë zemërim dhe dhimbje në mbarë botën, ndërsa të shumta janë thirrjet për një ndërhyrje humanitare.

Lexo edhe: Mes pasigurisë së lartë, nis evakuimi i civilëve nga Alepo (Video)

---

Pas Katy Perryt një tjetër VIP përgjedh ‘Bonbon’ si një ndër këngët e preferuara

Festivali nuk i pranon punën e këngëtarit të njohur, skualifikohet që në fillim kënga e tij

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024265050888062
array(1) { ["section"]=> string(123) "gjyshja-shqiptare-74-vjecare-telefonon-duke-qare-aldon-e-morning-show-shpirti-i-nenes-mbreme-nuk-kam-vene-gjume-ne-sy-62708" }