Gjysma e pasurisë në Lindjen e Mesme në duart e 460 mijë personave

Publikuar tek: bota, më 17:52 31-12-2015 Gjysma e pasurisë në Lindjen e Mesme në duart e 460 mijë personave

Ekspertët që merren me hulumtimin e pasurisë individuale të njerëzve thonë se Turqia ka arritur shifrën e 100,000 milionerëve që e radhit këtë shtet të parin për sa i përket numrit të milionerëve në Lindje të Mesme.

Andrew Amoils nga organizata "New World Wealth" me seli në Londër ka parashikuar që Turqia deri në vitin 2025  do të ketë rritje të përqindjes së milionerëve për 60 përqind.

“Stambolli është padyshim margaritari i Lindjes së Mesme për sa i përket pasurisë" tha Amoils për Anadolu Agency. “Pavarësisht rritjes së Dubait dhe Dohas, Stambolli mbetet nyja kryesore e biznesit të Lindjes së Mesme. Përderisa Dubai dhe Doha mbështeten në disa sektorë, Stambolli është i fuqishëm në një numër më të madh sektorësh" tha ai.

“Stambolli vazhdon të mbetet porti kryesor për investime në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme, pasi një numër i madh i bizneseve me seli atje kanë projekte të mëdha investuese në shtetet e Lindjes së Mesme" tha më tej Amoils.

Nga gjithsej 100,200 milionerët në Turqi, 5,200 prej tyre “peshojnë” mbi 10 milionë dollarë.

Në bazë të "New World Wealth", në fund të vitit 2014, 460 mijë individët më të pasur të cilët jetojnë në Lindje të Mesme kanë mbajtur afërsisht gjysmën e pasurisë së rajonit, 4.6 trilionë dollarë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011889934539795
array(1) { ["section"]=> string(72) "gjysma-e-pasurise-ne-lindjen-e-mesme-ne-duart-e-460-mije-personave-28946" }