Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE: Ka mbingarkesë në Selitë. PD: Kush do shkoj në burg?

Publikuar tek: aktualitet, më 23:12 01-11-2016 Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE: Ka mbingarkesë në Selitë. PD: Kush do shkoj në burg? FOTO ILUSTRUESE

Në disa zona të Tiranës mbrëmjen e sotme janë shfaqur probleme me energjinë elektrike. Energjia mungon prej disa orësh dhe qytetarët kanë nisur të ankohen për këtë situatë.

Disa raportime kanë mbërritur në redaksinë e Newsbomb.al, ku bëhet e ditur se në disa lagje kryesore të kryeqytetit nuk ka drita. OSHEE sqaron se shkak për defektin ka qenë mbingarkesa në nënstacionin e Selitës, si pasojë e daljes jashtë funksionit të nënstacionit qendër.

"Katër fidra që lidhen me Nënstacionin e Selitës, kanë pësuar avari për shkak të mbingarkesës, si pasojë e daljes jashtë funksioni të Nënstacionit Qendër, i cili këto ditë po zhvendoset. Mosfunksionimi përkohësisht i Nënstacionit Qendër, ka shkaktuar avari te fidrat e Seliteës, tashmë të mbingarkuar, edhe për shkak të uljes së temperaturave. Brigadat e OSHEE janë në terren dhe po kryejnë manovrime për rregullimin e defektit, të ndodhur rreth orës 20.00. Një pjesë e zonave që furnizohen nga këto fidra kanë marrë energji elektrike. OSHEE po e ndjek me përparësi situatën, duke kërkuar ndjese dhe mirëkuptim", thuhet në njoftimin e OSHEE.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit Organizativ, Enno Bozdos.

“Prej afro dy oresh pjesa me e madhe e qytetit te Tiranes eshte ne erresire. Ndersa i ftohti ende s'ka filluar, Tirana dhe shume qytete te tjera, prej ditesh po vuan nderprerje te vazhdueshme te energjise elektrike. Luhatjet e forta te tensionit dhe nderprerja e energjise ka sjelle djegie te paisjeve elektroshtepiake dhe humbje per biznesin. Cmimi i energjise eshte rritur por drita s'ka. Faturat aforfe kercasin gjithandej, por ne kete fillim dimri, energjia po nderpritet si kurre me pare. Edi Rama te fut ne burg per faturen, por kur digjen pajisje, kur i le ne erresire qytetaret, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban pergjegjesi, kush duhet te shkoj ne burg?!”-, thuhet në reagimin e PD.

14958878_1634540576839386_229013685_n_copy.jpg

14894510_10155320470613765_424131745_o.jpg

*Fotot e dërguara nga qytetarët

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024477958679199
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjysma-e-tiranes-pa-drita-oshee-ka-mbingarkese-ne-selite-pd-kush-do-shkoj-ne-burg-58127" }