Gjysmë vëllai i Kim Jong Un u vra me agjentin nervor VX, më toksiku në botë

Publikuar tek: bota, më 14:44 24-02-2017 Gjysmë vëllai i Kim Jong Un u vra me agjentin nervor VX, më toksiku në botë

Agjenti nervor VX, një kimikat që Kombet e Bashkuara e klasifikojnë si armë e shkatërrimit në masë, është përdorur për të helmuar gjysmë vëllain e diktatorit koreano-verior Kim Jong Un, javën e kaluar në aeroportin e Malajzisë.

Kim Jong Nam vdiq menjëherë pasi u sulmua nga dy gra në aeroportin e Kuala Lumpur në 13 shkurt, të cilat i hodhën agjentin kimik në fytyrë, transmeton Newsbomb.al.

Autoritetet malajziane po përpiqen të mësojnë nëse agjenti nervor VX, që besohet se është substanca më toksike në botë, është prodhuar në vend apo u importua nga jashtë, shkruan Newsbomb.al.

Autopsia gjeti gjurmë të agjentit VX (Diisopropylaminoethyl methylphosphonothioate) në fytyrën e Kim Jong Nam.

Sipas policisë malajziane dy femrat u paguan për kë kryer vrasjen dhe ishin porositur që të lanin duart në aeroport para se të aratiseshin nga aeroporti. /Newsbomb.al

rthyty4557u8ide.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘The Independet’ jep alarmin: Nëse ju pyesin ‘A më dëgjon?’ mbyllni menjëherë telefonin
Rikthimi i Nokia 3310, ja si duket tani »
Article Logic
Execution time: 0.013100862503052
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjysme-vellai-i-kim-jong-un-u-vra-me-agjentin-nervor-vx-me-toksiku-ne-bote-69828" }