Dy vëllezër në Divjakë kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre më të madh.
Policia ka arrestuar shtetasit Zabit Kobeci, 25-vjeç, dhe Arjan Kobecin, 32 vjeç, banues në fshatin Feras të Divjakës.
Sipas policisë lokale, arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Feras, në banesë, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre shtetasin L.K, 36 vjeç, banues në fshatin Feras, Divjakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.