Është bërë i mundur arrestimi i shtetasin Hazbi Begu 23-vjeç, pasi goditi me thikë një fatorino në një nga urbanët e Tiranës.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Tiranë - Vorë në autobusin e linjës, bashkë me Hazbi Begun janë konfliktuar me fatorinon e autobusit për motive të dobëta, duke e qëlluar më pas me thikë.
I plagosuri R. M ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit
• Hazbi Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë Pasi më datë 02.04.2018, në rrugën dytësore Tiranë - Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, shtetasi R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H. Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me shtetasin Hazbi Begu e kanë goditur me mjet prerës thikë shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve H. Begu dhe C. K.