Godet drejtorin e bankës, arrestohet 52-vjeçari në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 08-07-2020 Godet drejtorin e bankës, arrestohet 52-vjeçari në Berat Ilustruese

Policia  e Beratit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili ka qëlluar me grusht drejtorin e një banke të nivelit të dytë në ambientet e punës.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi T. K, 52-vjeç, i cili pas një debati me drejtorin e bakës, e ka dhunuar këtë të fundit.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës".

Njoftimi policisë:

Goditi drejtorin e një banke në ambientet e punës, arrestohet 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., 52 vjeç, pasi, pas një debati me drejtorin e një banke të nivelit të dytë, në ambientet e punës, e ka goditur atë me grushte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097508430480957
array(1) { ["section"]=> string(62) "godet-drejtorin-e-bankes-arrestohet-52-vjecari-ne-berat-213234" }