Godet Mallltezi, dhëndri i Berishës: Rama dhe Klosi e dinin për projektin e Osumit, ja kujt i është kaluar buxheti prej 330 milion lekësh

Publikuar tek: politike, më 13:38 11-02-2018 Godet Mallltezi, dhëndri i Berishës: Rama dhe Klosi e dinin për projektin e Osumit, ja kujt i është kaluar buxheti prej 330 milion lekësh

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, njëkohësisht dhëndri i ish-kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit Klosi.

Sipas tij këta të fundit nxituan të mbyllin me një deklaratë ndjese çështjen e ndërtimit të hidorcentraleve tek kanioni i Osumit, por në të vërtetë kanë qënë në dijeni të këtij projekti prej kohësh.Sakaq, Malltezi shton buxheti i Agjensisë për investime/monitorime/trainime, mbi 330 milionë leke, i janë kaluar shoqatës mjedisore të drejtorit Dedej, i cili më parë ka qënë drejtor i një shoqate mjedisore, e quajtur INCA.

Deklarata e plotë:

Edi Rama dhe Blendi Klosi nxituan të mbyllin me një deklaratë ndjese çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve tek Kanionet e Osumit. Por të dy luajnë teatër me Shqiptarët. Letra e publikuar në media e ish Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, zbulon se Rama ka qenë në dijeni të projektit që dëmtonte kanionet e Osumit, por ka vazhduar me miratimin e tij në dhjetor 2017, kur tepsine e kishte të gjithën për vete.

Rama dhe Klosi luajnë teatër edhe me premtimet për ndjekje penale, sepse ata kanë graduar me detyra më të larta, personat që kanë firmat në lejen mjedisore, pa të cilën nuk nis dot ndërtimi i asnjë projekti. Sa për informacion, zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi.

Nuk ka absurditet më të madh që ai që firmos për shkaterrimin e një zone turistike unikale të drejtojë edhe politikat e turizmit. Kjo mund të ndodhë vetëm në qeverine “Rama”, e cila premton me fjalë se nuk do të dëmtojë natyrën, por me vepra jep leje që shkatërrojnë mjedisin ose leje që prishin parqe e lulishte në Tiranë për të ndërtuar kulla 44 katëshe. Në fakt, me zonat e mbrojtura po ndodh një skandal tjetër i madh. Në krye të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura është emëruar Zamir Dedej.

Deri para pak vitesh, ai ishte drejtor i një shoqate mjedisore, e quajtur INCA. Sot, buxheti i Agjensisë për investime/monitorime/trainime, mbi 330 milionë leke, i janë kaluar shoqatës mjedisore të drejtorit Dedej. Në këtë vend peshku i madh po peshkon peshkatarët se licensat per peshkim i kontrollon vetë kryepeshku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010963916778564
array(1) { ["section"]=> string(141) "godet-mallltezi-dhendri-i-berishes-rama-dhe-klosi-e-dinin-per-projektin-e-osumit-ja-kujt-i-eshte-kaluar-buxheti-prej-330-milion-lekesh-109895" }