Godet me bastun në kokë kunatën, arrestohet 35 vjeçarja (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 31-03-2017 Godet me bastun në kokë kunatën, arrestohet 35 vjeçarja (Emri) ilustruese

Konfliktet me familjarët e partnetit, shpeshherë çojnë deri në tentative vrasjeje. Ky është rasti i 35 vjeçares Rudina M., 35 vjeçe nga Lushnja e cila i ka gjuajtur me bastun druri në kokë kunatës së saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina M., 35 vjeçe, banuese në Lushnje.

Arrestimi i kësaj shtetases u bë pasi në banesë, ka goditur në kokë me sende të forta (bastun druri) kunatën (motrën e bashkjëtuesesit), shtetasen E.V, 36 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrëzikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë/ Aksidentohen 3 automjete, bllokohet aksi Skelë-Uji i Ftohtë
Lajmet me gjoks jashtë, Enki : Ja si më komentuan »
Article Logic
Execution time: 0.010222196578979
array(1) { ["section"]=> string(65) "godet-me-bastun-ne-koke-kunaten-arrestohet-35-vjecarja-emri-73666" }