Godet me kaçavidë 3 të rinj, arrestoht 29-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 17-01-2017 Godet me kaçavidë 3 të rinj, arrestoht 29-vjeçari (Emri)

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me kaçavidë 3 persona, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Ballsh dhe në pranga ka përfunduar shtetasi Reni Hasanaj, 29 vjeç, banues në lagjen 8 Shkurti, Ballsh.

Mësohet se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të spitalit të qytetit, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me kaçavidë shtetasin K.K, 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka plagosur lehtë shtetasit A.A, 25 vjeç, dhe K.A, 23 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Belishovë, Mallakastër”­ njofton policia. Sipas saj, dy vëllezërit morën mjekim në spital dhe janë larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet babai i 10 vjeçarit që ngriti në këmbë gjithë qytetarët: Çfarë ndodhi dje me djalin dhe mesazhi për prindërit
Plagoset me armë zjarri 20 vjeçari në Shkodër, autori udhëtonte në makinë me të i shoqëruar nga një femër (POLICIA ARRESTON 3 PERSONA) »
Article Logic
Execution time: 0.0083260536193848
array(1) { ["section"]=> string(59) "godet-me-kacavide-3-te-rinj-arrestoht-29-vjecari-emri-65750" }