Hysen Dervishi, 59 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur vajzën e tij.
59-vjeçari me baanim në Tiranë, ka goditur me mjete të forta vajzën me inicialet Z.D 25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesë pas një konflikti arsyet e të cilit nuk dihen. Dervishi tashmë do të përballet me drejtësinë dhe do të gjykohet sipas nenit 130/a të Kodit Penal.