Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në në lagjen “Mbrostar Ferko”, ku është goditur disa herë me thikë në trup një 35-vjeçar, banues në lagjen “Liri” Fier.
Menjëherë pas marjes së informacionit u organizuan shërbimet e policies dhe u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
-Arsen Ferko, 23 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko” Fier.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori goditi shtetasin me iniciale E.B.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".