Policia e Korçës ka rrethuar banesën ku raportohet se është ngujuar një person, i cili ka shkaktuar plagosjen e një të riu me thikë.
Personi me probleme mendore ka qëlluar me thikë një djalë të ri dhe është mbyllur në apartamentin në katin e pestë të një pallati. Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk dihet ende.
Sakaq forca të shumta policie kanë rrethuar banesën e autorit dhe po negociojnë për dorëzimin e tij prej disa minutash. Është e paqartë nëse në banesë ka edhe persona të tjerë.